Njëzet (20) minuta ka zgjatur takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit mbërriti në Presidencë ekzaktësisht në orën 09:00 dhe u largua në orën 09:23.
Meta dhe Basha diskutuan për krizën politike kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimet e 30 Qershorit dhe palët nuk tërhiqen nga qëndrimet respektive. Pas përfundimit të takimit, Basha bëri asnjë koment për gazetarët.
Takimi mes Metës dhe Bashës vjen pas ftesës zyrtare që Presidenti i ka bërë Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit konfirmoi takimin me Metën për ditën e sotme. Ndërsa Kryeministri Rama e ka refuzuar publikisht ftesën e Presidentit me arsyetimin "kemi zgjedhje, jam i zënë".
Megjithatë, Presidenti Ilir Meta informoi se do të jetë në Presidencë deri në orën 13:00 duke pritur Kryeministrin Rama. Vlen për t'u përmendur se kreu i shtetit ka shkuar në zyrë në orën 05:00 të mëngjesit, ashtu sikurse paralajmëroi.