Rama: Opozita dhe Presidenti kerkojne bllokimin e negociatave

2019-07-01 0

Kryeministri Rama tha nga Elbasani se misioni i opozitës është bllokimi i negociatave. Me tej ai shtoi se prej 1990 nuk ka ndodhur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tregojnë me gisht 2 liderë politikë.

?Që prej 1990 kur ka ndodhur ndonjëherë që SHBA t?i tregojë me gisht Lul Bashën e Monika Kryemadhin dhe në sy të popullit t?i thoshte ju të dy jeni përgjegjës për gjithçka që mund të ndodhë, kurrë kurrë, turp, turp, tupr?Kur ka ndodh që një parti që lindi si mishërimi i Europës për shqiptarët sot ka marrë njoftimin që nëse guxojnë të prekin gjë me dorë do të shpallen organizatë e dhunshme dhe jo më parti politike.?

Më herët nga Gramshi, kryeministri akuzoi edhe Presidentin Meta se është bërë bashkë me opozitën për bllokimin e negociatave.

?Nuk ishte parë asnjëherë që opozita dhe presidenti të zhvillonin aktivitete paralele dhune. E para me zjarr i dyti me dekrete. Dhunë në rrugë dhunë nga Presidenca. E gjitha kjo për të krijuar idenë se ky vend nuk meriton të çelë negociatat.?

Gjatë paradites, në një bashkëbisedim me banorët e Njësisë 5 në kryeqytet, kryeministri foli edhe për nismën e shkarkimit të kreut të shtetit.

?Dëgjoni çfarë bëri në mandatin e tij si kryetar opozite Lulzim Basha. E para la punën vet, se ishte kryetar bashkie, e dyta nxori në rrugën e papunësisë deputetët e vet, e treta nxori nga puna krybashkiakët e vet, dhe tani bashkë me LSI po heqin nga puna Presidentin e vet. LSI e famshme që të fuste në punë, tani po heq nga puna edhe vetë Ilir Metën.?

Tv Klan