4 ditë para zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, fton kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha në takim për të biseduar rreth situatës politike. Përmes një letre që Presidenca i ka dërguar kryeministrisë, Meta fton kreun e qeverisë të takohen të enjten. Ftesa është publikuar në Twitter nga vetë Rama. Në të presidenca thotë se, takimi mund të kryhet në çdo orë që Rama mundet, duke filluar nga ora 05 deri në orën 13:00.
Por përgjigja e kreut të qeverisë, është refuzuese: Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!
Në një reagim tjetër rreth ftesës, kryeministri shpreh ndjesinë se Presidenti do të bëjë një çmenduri tjetër pas atij të dekretit.
?E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç?kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor.?
Pas këtyre qëndrimeve Presidenca ka shpërndarë për mediat njoftim zyrtar rreth ftesës që i dërgon Ramës e Bashës. ?Duke qenë në dijeni që z. Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë?, deklaron zëdhënësi i Presidentit.
Ndërkohë presidenca deklaron se takimi me kreun demokrat është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Tv Klan