Fushata/ Rama nga Elbasani: Zemra e konfliktit janë 4 veta...opozita do të tretet nga frika e saj

2019-07-01 0

Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit është ndalur në qytetin e Elbasanit ku ka prezantuar kandidatin Glendian Llatja dhe ka folur për atë që do të ndodh gjatë ditës së diel kur kryhen votimet. Ai ka siguruar votuesit se do tw jetw njw ditw normale zgjedhjesh.

Rama komentoi edhe bojkotin e opozitës duke thënë se ishte zgjedhja e tyre për të qëndruar jashtë. Më pas Rama ka thënë se opozita i ka nxirë fytyrën Shqipërisë dhe kjo ka ardhur për të mos hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Duke theksuar se më 30 qershor asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur, kreu i qeverisë ka deklaruar se opozita do të tretet për shkak të frikës së saj që ka për reformat dhe garën përballë PS. Në Elbasan militantët e PD-së dhe të LSI u grumbulluan dhe me thirrjet 'Rama ik' marshuan në rrugën që lidh Elbasanin me Gramshin ku tentuan që t'i bllokojnë rrugën Ramës. Megjithatë falë ndërhyrjes së policisë nuk u shënuan incidente. Në këtë takim elektoral në Elbasan kanë qenë prezent edhe vëzhgues të OSBE/ODHIR-it.