Balla nga Elbasani: Basha u zgjodh deputet duke liruar njerëz nga burgu

2019-07-01 0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka hapur takimin elektoral të PS në Elbasan. Në fjalën e tij , Balla ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se ai nuk duhet të flasi për blerjen e zgjedhjeve kur SHBA e ka akuzuar drejtpërdrejtë atë për pazare për votën. Balla ka thënë se dy kur Basha u zgjodh deputet thoshte se do të nxjerrë njerëz nga burgu për të marrë vota.

"Kushtetuta përcakton qartë se sovraniteti i përket popullit. do të mbahen mend gjatë. Se do të jenë referencë për forcimin e Shtetit Ligjor. Askush nuk do të braktis më parlamentin apo të bojkotojë zgjedhjet. Më 30 qershor është fitues populli dhe sovrani. Kur Basha dhe PD u nis drejt asgjesimit i tham mos e hap atë der o trim, mos shko në atë rrugë... ai e di mirë se PD po shkon drejt vetë asgjesimit. Ka tentativë për të bërë pis PS. Shumë shpejt do të fitojmë edhe me vendim gjykate ne gjermanisht. Është qesharake kur Lulzim Basha flet për blerje votash. I vetmi që është zgjedhur duke vjedhur vota vete. Në 2009 u zgjodh deputet me votat e Elbasanit. Në atë kohë SHBA njoftonte se si kishte marrë vota duke liruar njerez nga burgu. Basha 2 vite më parë angazhohej duke thënë se do të shkatërronte organizatën kriminale LSI tashmë e ka bërë pjesë të ahengut të vet." ka thënë Balla.