Militantët e opozitës grumbullohen për t'i bllokuar takimin elektoral të Ramës në Elbasan

2019-07-01 0

Pas takimit elektoral të mbajtur në Gramsh, kryeministri Rama në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit do të ndalet në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë ashtu siç prej kohësh opozita ka bërë thirrje për të penguar takimet elektorale të PS, militantët janë përgjigjur duke dalë në 'pritë' kryeministrit Rama.

Disa prej mbështetësve të PD-së e LSI me pankarta e thirrje 'Rama Ik' janë mbledhur së bashku për të tentuar bllokimin e rrugës së kryeministrit Rama.

Kujtojmë se edhe në qytete e tjera ku Rama ka zhvilluar fushatë, militantët e PD janë konfliktuar me policinë në tentativë për të mos lejuar PS të kryej takimet elektorale.