Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që kërkon një mandat të dytë në 30 Qershor i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili u shpreh sot se Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit për zgjedhjet. Veliaj thotë se ata që janë tërhequr janë një nga 40 organizatat dhe kjo sipas tij nuk është Këshilli i Evropës, por një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.
?Tani që kanë mbaruar komplet, tani që janë komplet të falimentuar, që i ka plasur sherri, Saliut me Lulin, tani që i ka plasur sherri Lulit me kryetarët e bashkive që i mori në qafë dhe që për tre ditë do i nxjerrë të gjithë në rrugë, tani që po shpërbëhen, që u kanë dalë parti të tjera, tani që s?u bindet më njeri se përfundon në burg dhe pastaj s?del nga Shqipëria po preku zgjedhjet, tani që ka prekur fundin mendoi që t?ia fuste edhe një rrenë tjetër dhe sot e pashë Lul Bashën dhe tha: Nuk do ketë vëzhgues të huaj dhe në një moment mendova që hunda po i rritej aq shumë, thashë do na thyejë televizorin duke iu rritur hunda se po shtoheshin rrenat. Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000.