RTV Ora - ‘Rama-Bild’ precedent negativ, gazetarët: Të shmangen konfliktet Qeveri-Media

2019-07-01 0

#rtvora

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa e konsideron një precedent negativ padinë e kryeministrit ndaj gazetës gjermane Bild e cila publikoi përgjime të dosjes 339 dhe 184. Të njëjtin qëndrim mban dhe Mentor Kikia i cili shprehet ky hap vjen si një betejë morale e qeverisë, e cila kërkon të kthejë nderin në prag zgjedhjesh, por që parashikon se do të dalë e humbur.

Padia e ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj gazetës gjermane BILD, e cila ka publikuar përgjime të dosjes 339 dhe 184, shihet si një precedent negativ nga kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa.

Në një intervistë për RTV Ora, ai theksoi se duhet shmangur çdo konflikt mes qeverisë dhe medias.

Çipa: Ne emër të profesionalizmit do të doja të shihja më së pari akuzën konkrete juridike që kryeministri ka përcjellë. Një akt një precedent që mbart më shumë negativitete sesa leverdishmëri, si për politike për ata që ka protagonizmin e akuzës, ashtu edhe për median që përballet me politikanin më të rëndësishëm për vendin.

Ndërsa për analistin Mentor Kikia, padia vjen si një betejë morale e qeverisë, nga e cila sipas tij, në fund do të dalë i humbur kryeministri

Kikia: Qeveria është e prekur nga gjithë ky publikim dhe po kërkon të rivendosë nderin e saj duke ngritur këtë padi. Mendoj që do të jetë një betejë e humbur e qeverisë.

Në procesin gjyqësor kundër gazetës gjermane, Edi Rama ka autorizuar avokatin Matthias Prinz, i cili është djali i ish drejtorit ekzekutiv të gazetës BILD. Avokati Prinz është i njohur për çështjet në fushën e privatësisë, medias dhe shpifjes dhe është përfshirë disa herë në procese që kanë pasur interes të lartë publik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-bild-precedent-negativ-gazetaret-te-shmangen-konfliktet-qeveri-media
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz