RTV Ora - PD në mbrojtje të Frrokajt dhe Kapllanajt: Procedimi, një goditje e rëndë për demokracinë

2019-07-01 0

#rtvora

Pas procedimeve pënale ndaj kryebashkiakëve demokratë, Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj ka reaguar Partia Demokratike, nëpërmjet sekretarit të saj Gazmend Bardhi.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se procedimi i Frrokajt dhe Kapllanajt është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vetë opozitës.

Sipas tij kjo është bërë vetëm pse ata mendojnë ndryshe nga kryeministri.

?Rama po shton edhe tentativën për të rikthyer në Shipqri ndëshkimin e kundërshtarit. Procedimi penal i kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj pse mendojnë ndryshe dhe se kanë deklaruar se do zbatojnë dekretin është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe opozitës.?

Bardhi tha se PD do të vijojë tregojë vetëpërmbajtje dhe se kryebashkiakët e djathtë do vazhdojnë ti binden ligjit.

?PD ka treguar vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri dhe nuk ka rënë pre e Ramës dhe bandës së tij. Kryetarët e bashkisëve që drejtohen nga opozita do vazhdojnë ti binden ligjit. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaësuesve të opozitës do marrin përgjigjen e merituar?.

Ndërsa për të gjithë ata që përdoren si vegël përtë shantazhuar opozitën Bardhi ka një mesazh.

?Kushdo që po përdoret si vegël kundër opozitës do mbajë përgjegjësi penale dhe individuale. Nuk do të ketë zgjidhje pa u pushuar procedimet politike për pjesëmarrje në protestë të të gjithë qytetarëve?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-ne-mbrojtje-te-frrokajt-dhe-kapllanajt-procedimi-eshte-nje-goditje-e-rende-demokracine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange