Zoran Zaev tërhiqt nga Financat pas kritikave të opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-01 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Propozimet për ndryshimet qeveritare në Maqedoninë e Veriut kanë hasur pengesën e parë.Kryeministri Zoran Zaev i propozoi kuvendit pak ditë më parë ndryshime në disa ministri si dhe që ai vetë  të ushtronte njëherësh edhe postin e ministrit të financave.Por kreu i qeverisë është tërhequr nga marrja edhe e portofolit të financave.Zaev ka sqaruar nga foltorja e kuvendit se kushtetuta dhe ligji nuk ia ndalon që të ushtrojë edhe postin e ministrit të Financave, por tha se pas kritikave të opozitës  ai e tërheq propozimin.ZORAN ZAEVKRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUTKushtetuta e lejon që kryeministri të jetë edhe ministër, edhe ligji për qeveri po. Por, unë do ta tërheq propozimin, për ta dëgjuar zërin e opozitës apo anti-korrupsionit dhe paralajmëroj se do ta udhëheq ministrinë e Financave deri në zgjedhjen e ministrit te ri.Vendimi i Zaev vjen pasi propozimi nuk u pranua nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit , pasi Ligji parashikon se kryeministri nuk mund te jete edhe minister I Financave.