RTV Ora - Basha: Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë

2019-07-01 0

#rtvora

Pak orë pasi takoi në zyrën e tij shefen e delegacionit të OSBE/ ODIHR Audry Glover kryetari i PD-së Lulzim Basha u shfaq i prerë në një deklaratë për median duke u shprehur se nuk do të lejojë votime të paligjshme dhe farsë.

Më tej nënvizoi se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se në Shqipëri nuk ka për të pasur zgjedhje të lira sa kohë që Edi Rama është kryeministër.

Lulzim Basha: " Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s. Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! " tha Basha në një prononcim për median mesditën e sotme nga selia e PD-së.

Ndërkohë, burime zyrtare nga PD para daljes së Bashës paralajmëruan se do të ketë protesta çdo ditë, edhe më 30 qershor dhe 1 korrik.

Lulzim Basha: "Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t?i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t?i dalim për zot Shqipërisë" nënvizoi Basha në mbyllje të fjalës së tij në të cilën komentoi dhe Vendimin e Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues.

Ai e quajti distancim nga nje akt i paligjshëm i Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-nuk-do-te-lejojme-votime-te-paligjshme-dhe-farse
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz