Edi Rama nuk le rast pa komentuar nismën e shumicës për shkarkimin e kreut të shtetit. Kësaj here ka shfrytëzuar bashkëbisedimin me banorët e Njësisë Nr 5 në kryeqytetit, ku ishte i pranishëm dhe Pandeli Majko, i cili nuk ishte pjesë e firmëtarëve për këtë iniciativë.
Majko është me i rezervuar dhe disa herë përpiqet që të frenojë ironizimin që Rama i bën në çdo takim kryetares së LSI.
Kur Majko i kërkon që të fokusojnë bashkëbisedimin tek zhvillimi i kryeqytetit në 4 vitet e ardhshme, Rama i rendit si premtim të pambajtur kryebashkiakut, rilindjen e Kopshtin Zoologjik, si dhe i vendos si prioritet ndërtimin e një teatri të ri kukullash.