#rtvora
Shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e rregullave të qarkullimit në parakalim dyshohet se ishin shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari dhe plagosjen e dy të rinjve në aksin Lushnje-Fier. I riu nuk kishte vendosur rripin e sigurimit në makinën që u përplas me dy mjete të tjera në autostradë.
Një 18-vjeçar humbi jetën ndërsa dy të afërm të tij mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Lushnje- Fier.
Përplasja e rëndë mes tri automjeteve ndodhi pranë vendit të quajtur ?Pushimi i Shoferit?.
Viktima është identifikuar si Klodian Sharka, nga Hysgjokaj i Lushnjes. Ai udhëtonte si pasagjer në një makinë që drejtohej nga kushëriri i tij, 22-vjeçari Mariglent Sharka.
Mjeti tip "Benz" humbi kontrollin e u përplas me dy makina të tjera. Fillimisht me makinën e kushëririt tjetër Bajram Sharka 31-vjeç, të cilën dyshohet se do të parakalonin dhe atë të një 33- vjeçari nga Kopliku.
Përplasjet kanë qenë të forta dhe makinat kanë dalë nga rruga. 18-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vend nga goditjet e forta, pasi mësohet se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Të plagosur mbeten edhe drejtuesit e dy mjeteve të tjera të përfshira në aksident.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasen-tre-makina-ne-aksin-fier-lushnje-humb-jeten-18-vjecari-dy-plagosen
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz