Ish-deputetja e LSI: Do ndalojmë zgjedhjet, por në mënyrë demokratike

2019-07-01 0

Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së në studion "5 pyetje nga Babaramo" deklaroi se opozita e bashkuar do të ndalojë zhvillimin e zgjedhje, por ndryshe nga kryedemokrati Basha, tha se çdo gjë do të bëhet në mënyrë demokratike, jo me akte dhune.

"Do ta frenojmë në të gjitha format, protestat kanë qenë madhështore. Nuk është më çështje e opozitës, por kombëtare. Gjithë mekanizmat demokratik do të përdoren për ta frenuar në të gjitha format zhvillimin e zgjedhjeve, në zbatim për të zbatuar dekretin e presidentit Meta. Nuk flitet për datë zgjedhjeje, por si do shkojmë nga këto zgjedhje", tha Xhixho.

Free Traffic Exchange