Report TV -Zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha: T'i dënojmë me braktisje

2019-07-01 0

TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për mediat për të folur mbi situatën politike në vend kur kemi mbetur vetëm 5 ditë nga dita e zgjedhjeve lokale. Por ndryshe nga qarkorja e brendshme e shpërndarë një ditë më parë nga strukturat e brendshme të PD, Basha sot ftoi qytetarët të mos bëhen pjesë e kësaj farsë duke i braktisur votimet por në asnjë moment nuk deklaroi se duhet penguar procesi zgjedhor.

"Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi RamësKëto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t?i dënoni ato me braktisjen tuaj.Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur", deklaroi Basha.

Duket se thirrja për bojkot është një kthesë në qëndrimin e Partisë Demokratike. Ndryshimi i qëndrimit të Bashës duket se lidhet pikërisht me takimet që ai pati sot me ambasadorët e huaj në vend. Fillimisht ka qenë e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones e cila ka shkuar në selinë blu për një takim që ka zgjatur 90 minuta, në qendër të bisedës ishte aktualiteti politik. Ndërsa ky takim u pasua nga një tjetër me diplomatin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Në përfundim të takimit me zyrtaren e lartë të SHBA-së në Shqipëri, Lulzim Basha nuk pranoi që të zbulonte se cfarë ishte diskutuar konkretisht, ndërsa mohoi qarkoren e shpërndarë nga PD-ja për degët në rrethe për mënyrën e bllokimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ai tha se dokumenti që ka dalë në media është mashtrim në shërbim të Edi Ramës, ndërsa sulmoi edhe televizionet.

Free Traffic Exchange