Report TV -Kryeministri Rama në Tropojë militantët e PD në protestë

2019-06-26 1

Militantët e PD në Tropojë kanë pritur kreun e qeverisë Edi Rama me protesta. Ata janë mbledhur në sheshin pranë zonës ku kreu i qeverisë po mban mittingun elektoral. Disa militantë janë ulur edhe në lulishten pranë sheshit. Forca të shumta policie kanë mbajtur situatën nën kontroll duke shmangur përplasjet mes dy 'kampeve'.