Kandidati i Bindjes Demokratike për Tiranën, Arben Skënderi është ndalur të flasë në studion e emisionit "45 minuta", mbi sfidat e tij personale si kandidat për Bashkinë.
Ai është ndalur të flasë për situatën politike, sipas së cilit ajo që po ndodh tani është pikërisht synimi për të kontrolluar shtetit me muskuj dhe intelektualë të fabrikuar. Ai është ndalur të flasë për fushatën e tij elektorale, ku ka treguar se ndryshe nga fushata që kanë zhvilluar partitë e tjera deri më tani, është krejtësisht ndryshe. Një fushatë që tregon se ka kushtuar, aq sa mund ta përballonte xhepi i tij personal, me takime "kokë më kokë" me qytetarët në çdo lagje të qytetit dhe jo me flamuj apo daulle në çdo cep të rrugës, që për të, nuk është tjetër veç se çoroditje publike.
"Ky vend nuk bëhet as me muskuj e as me intelektualë të fabrikuar, por me mendje. Kjo klasë politike, kanë bërë që njerëzit e mendjes largohen përditë. Ka ardhur koha që gjërat të funksionojnë me ndershmëri, nga njerëz normal dhe njerëz të punës, dhe stop vendeve të pasurisë publike. Fushata kushton aq sa mund ta përballoja dhe vetë me të ardhura personale. Kemi takuar njerëz në pjesën më të madhe të lagjeve dhe jo me flamuj apo daulle në çdo cep të rrugës, çoroditjë publike. Qytetarët më thonë që janë lodhur, agresivitet, jo mjet komunikimi", tha Skënderi.