Lahuta, si trashëgimi e Serbisë në UNESCO, flet eksperti nga Serbia, Sasa Sreckovic

2019-06-26 1

Trajnimi disaditor "Mbrojtja edhe Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin" po zhvillohet në Ministrinë e Kulturës. Specialistët e fushës, u njohën sot me fazën fillestare të inventarizimit të trashëgimisë jomatëriale kulturore. Eksperti Ndërkombëtar i UNESCO-s nga Serbia, Sasa Sreckovic, pas trajtimit të kësaj teme, na flet edhe për këndimin me lahutë, që prej disa muajsh është njohur nga UNESCO, si trashëgimi e Serbisë.

?Kur ne flasim për trashëgimin kulturore jo materiale është një debat global që ka të bëjë me pronësinë. A është kjo pronë e dikujt? Në rastet e kulturës materiale kur kemi të bëjmë me godina, ne themi kujt i përket, emrin e atij që e ka ndërtuar edhe shtetin, ndërsa në rastin e trashëgimisë kulturore jomatëriale kjo është e pamundur që të ketë një përgjigje. Kështu që ju mund të jeni të qetë edhe nuk mund që të ketë pronësi trashëgimia kulturore jomatëriale?, shprehet eksperti i TKJ-së, Sasa Sreckovic.

Më tej ai shton se si fillim duhet që të identifikohen komunitetet edhe anëtarët e komunitetit, që aplikojnë e mbajnë gjallë këtë traditë edhe më tej hapi i dytë është etika, morali edhe aspekti ligjor i të gjithë procesit.

?Një ndër pikat esenciale të UNESCO-s është pikërisht që të stimulojë bashkëpunimet ndërkombëtare në kontekstin e trashëgimisë kulturore jomatëriale. Ky aspekt ishte i pari, por nga ana tjetër është krejt njerëzore, që komunitete të caktuara për grupime njerëzisht në secilin shtet kanë tendencës që të thonë: Është e imja! Është krejt njerëzore. Detyra jonë si institucione edhe ekspertë të fushës është të stimulojmë komunitetet edhe të përfshijmë komunitetin në bashkëpunime midis tyre. Ka disa mënyra për të shkuar me aplikimet që u bën për guslen (lahutën) edhe një mënyrë është aplikimi multinacional, për elementin në fjalë?, shpjegon Sreckovic.

Ai na shpjegon se interesi për lahutën është i madh jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga shtetet e tjera.

?Janë shumë shtete të interesuara për lahutën, jo vetëm Shqipëria, është Mali i Zi, Bosnja edhe Hercegovina, por disa nga këto shtete nuk e kanë të regjistruar në regjistrin e tyre kombëtar të trashëgimisë kombëtare jomatëriale?, thotë ai.

Free Traffic Exchange