Tirana, një atraksion për turistët - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-26 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Veç vendeve që ofrojnë turizëm bregdetar e malor, kryeqyteti është kthyer në një destinacion gjithnjë e më i frekuentuar nga turistët. Edhe këto ditë të nxehta ata i gjen që në mëngjes duke vizituar muzetë.Më parë isha në Muzeun Historik, dhe atje kalova mirë, kjo vizitë ishte shume informuese për mua sepse mësova shumë për periudhën që nga epoka e gurit deri tani. Tani po vizitoj bunkartin, janë shumë interesante, për të kuptuar më shumë funksion e tyre.  Në fakt për mua është interesante për të kuptuar organizimin e shtetit qëkur ky u formua në 1912 dhe nga ana tjetër tregon për një regjim  represiv, te ashpër, për të cilën dyshoj pse dikush duhet të zgjidhte një regjim aq të egër.Më pëlqeu shume Tirana, nje qytet me shume ngjyra dhe drite, me shume jete dhe shumë mikpritës. Por ndërkohë që shikoj bunkartin këtu krahasoj me bunkartet që kam vizituar ne vende te tjera, dhe e kuptoj sa ndryshe komunizmi ka qënë këtu, për mua është shumë interesante kjo. Herën tjetër që do të vij kam një listë me vendet që do të vizitojë duke filluar me Galerinë.Jam nga Argjentina kisha lexuar për Shqipërinë, por pashe nje realitet ndryshe, jam e surprizuar me Tiranën, njerëzit, dhe do ja sugjeroj atdhetarëve të mi që të shikojnë Shqipërinë. Kuzhina këtu më ka pëlqyer shumë, e ndërsa vizitova Muzeun kuptova dhe mësova për historinë tuaj shumë.Por Tiranës, çdo ditë i shtohen atraksione kulturore, dhe më e fundit është shtëpia Muze e Ismalil Kadaresë. Drejtoresha Anna Shkreli, tregon se ajo pret çdo ditë vizitorë të huaj.Por së fundmi, veç atraksioneve muzeale, Tirana ka integruar edhe mjaft hapësira moderne që tërheqin turistët.