Kryediplomati hungarez: Gruevski po lobon për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Sijarto gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut theksoi se shtyrja e dates se negociatave per ne muajin tetor është e padrejtë dhe justifikimi i mungesës së kohës për të shqyrtuar raportin e Komisionit Europian është qesharak.PETER SIJARTOMINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË HUNGARISËShtyrja e vendimit te negociatave per anetaresim ishte shume e padrejte per vendin tuaj, argumentet per shkak te mungeses se kohes, per mua jane qesharake sepse ju jeni vend kandidat prej shume vitesh dhe kjo eshte kohe e mjaftueshme. Kryediplomati hungarez foli dhe për rolin e ish kryeministrit. Sipas tij Nikolla Gruevski, I cili u arratis nga vendi dhe ka kërkuar azil politik në Hungari, po lobon që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Europian.PETER SIJARTOMINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË HUNGARISËPër dikë që në këtë rajon ka qenë 10 vjet kryeministër, supozoj se ka shumë njohuri për rajonin dhe unë nuk jam i autorizuar të publikoj asnjë pjesë të diskutimeve tona, por mund t?ju them se ish kryeministri juaj gjithashtu bën shumë përpjekje për anëtarësimin tuaj në BE. Gjatë konferences së përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani ministri I jashtëm hungarez nuk mohoi takimet me Gruevskin, por nuk tregoi se për çfarë bisedojnë. Numri dy I qeverise ne Maqedonine e Veriut deklaroi se ne takim nuk është diskutuar ekstradimi i Gruevskit.BUJAR OSMANIZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANENe nuk kemi lejuar që nga dita e parë që kjo çështje t?i prishë raportet e mira politike mes nesh dhe Hungarisë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ministria e Drejtësisë maqedonase ka dërguar në Hungari  kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit si organizator i ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit.