#rtvora
Kryeprokuorja, Arta Marku u ka dërguar një udhëzim prokurorëve lidhur me periudhën para dhe pas zgjedhjeve vendore.
Udhëzuesi ka për qëllim unifikimin e masave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, si për verifikimin e integritetit të kandidatëve të zgjedhur ashtu edhe për rritjen e efektivitetit të hetimeve dhe ushtrimit të ndjekjes penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e 30 qershorit si edhe për parandalimin e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.
Marku kërkoi marrjen e masave të unifikuara për:
1. Organizimin dhe funksionin e gatishmërisë së përforcuar në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.
2. Trajtimin e kërkesave të KQZ-së lidhur me verifikimin e integritetit të personave që janë kandidatë për tu zgjedhur.
3. Mënyrën e sigurimit të informacionit në kohë për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe për veprat e tjera të rënda kriminale lidhur me to.
4. Hetimin dhe ndjekjen penale me përparësi dhe efikasitet të veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si edhe të çdo vepre penale tjetër që dëmton procesin zgjedhor.
5. Informimin në prokurori dhe informimin e publikut e mediave për veprimtarinë e prokurorisë lidhur me kallëzimet/referimet në prokurori, masat e sigurimit personal, regjistrimet e procedimeve penale në prokurori dhe vendimet ose kërkesa e prokurorëve në gjykatë ndaj autorëve për kryerjen e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-vendore-arta-marku-leter-prokuroreve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz