Plani i PD-së për të prishur zgjedhjet të dielën/ Ja porositë e Bashës për demokratët (Dokumenti)

2019-06-26 0

Shqiptarja.com ka siguruar një letër-dokument me porositë e qendrës së Partisë Demokratike që qarkullon mes militantëve demokratë për të prishur zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në këtëurdhëresë të PD-së janë parashtruar 6 pika për degët e PD-së dhe kryetarët e bashkive që varen nga demokratët, ku strategjia kryesore është rritja e tensionit deri në kulmimin e tij në bllokimin e zhvillimit të zgjedhjeve të dielën.

Sipas kësaj ?Porosie urgjente për degët dhe kryetarët e bashkive? duhet që tëvazhdohet me modelin e përplasjes së dhunshme që u provua para pak ditësh në Shkodër, ku objektivi kryesor do të jetë pengesa e takimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama. Krerët lokalë të PD-së udhëzohen që të njoftojnë policinë se do të zhvillojnë në orare e vende të pacaktuara tubime nga data 27 qershor deri më 2 korrik.

Por ajo çka është më e rëndë në këtë porosi të qendrës së PD-sëështë se ajo urdhëron që të kryhen akte të jashtëligjshme si dëmtimi i materialeve zgjedhore apo përplasja me policinë edhe pse për këtëështë përdorur termi më i butë ?përballje?. ?Të hartohet plani sipas specifikave të degëve për të mos lejuar votime në 30 qershor. Kjo duhet të arrihet ose përpara datës 30 nëpërmjet bllokimit të KZAZ në shpërndarjen/dëmtimin e materialeve zgjedhore (kjo është me e pranueshme nëse arrihet objektivisht(ose pa dhunë në qendrat e votimit, me një metodë që shmang përplasjen fizike.

Është e pranueshme që të ketë përballje me policinë, por jo akte të forta dhune, dëmtime / djegie godinash apo persona të lënduar.?, thuhet në pikën e 3-të të urdhëresës së PD-së. Bie në sy se edhe se kërkohet që të mos ketë dhunë e sidomos të lënduar nga këto përplasje që urdhërohen nëpër KZAZ apo ndaj policisë, krerët e PD-së nuk e kanë hallin tek lëndimi i qytetarëve, por kanë frikë se mos kjo përdoret nga PS-ja për t?u prishur imazhin.?Interesi i Edi Ramës është që ne të bëjmë dhunë dhe të lëndojmë njerëz, prandaj duhet të shmanget kjo me çdo kusht?, thuhet në po atë pikë.