Të huajt konfirmojnë 30 Qershorin/ Meta: Kam shtyrë zgjedhjet në Shqipëri, jo në botë

2019-06-26 1

Në kushtet kur ndërkombëtarët kanë konfirmuar mbështetjen për procesin zgjedhor në 30 Qershor në Shqipëri dhe ambasada e SHBA-së pak ditë më parë bëri thirrje për mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së procesit zgjedhor, Presidenti Meta u përgjigj sot duke thënë se zgjedhjet nuk i ka shtyrë brenda ndonjë selie diplomatike, por në vendin e tij.

?Nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, apo në një vend tjetër, por në Shqipëri, për shkak të një krize të thellë, që vijon prej disa muajsh. Mos prisni nga asnjë ambasador të iu thotë këtë që po iu them unë.

Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri. Pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje negociatash, kjo është e sigurt. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes? është shprehur Meta.

Free Traffic Exchange