Report TV - Meta: Data e 30 qershorit ka rënë ligjërisht, nuk ndërhyjë në zgjedhjet partiake

2019-06-26 0

Presidenti Meta, i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një ndërhyrje përsëri për të gjetur një zgjidhje të kësaj situaten është shprehur se ai do të jetë i duruar për dhe shpreson që të gjendet një zgjidhje. Më pas Meta ka thënë se data e 30 qershorit ka rënë ligjërisht.

"Jam durim plote pavarësisht që kanë kaluar gati dy javë që nga hapja e dritares për dialog dhe reflektim. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar. Por të jetë e qartë se Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake . Por kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht.

Kush dëshiron zgjedhje partiake presidenti nuk ndërhyn. Kjo të jetë e qartë. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datë zgjedhje ai është Presidenti. Kush vepron me paligjshmëri do të marri atë që i takon" ka thënë Meta.