Meta: Zgjedhjet më 30 qershor, imagjinare, Kolegji Zgjedhor justifikoi organizatën socialiste të KQZ

2019-06-26 0

#rtvora
"Kolegji Zgjedhor justifikoi politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZ dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhe jashtë vendit për të anatomuar indirekt vendimin e kreut të shtetit por kurrsesi ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë."

Ky është sot reagimi i presidentit Ilir Meta një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili rrëzoi padinë e Partisë për Unitet Kombëtar për tu çrregjistruar nga zgjedhjet për shkak të dekretit të Kreut të Shtetit.

Në një dalje për median mëngjesin e sotëm, 25 qershor, Meta i quajti zgjedhjet më 30 qershor "imagjinare" dhe se vendimin e Kolegjit Zgjedhor "një truk procedurial" për të justifikuar veprimtarinë e organizatës socialiste të KQZ-së dhe për të ndërtuar një operacion propagandistik".

Vendim i Kolegjit Zgjedhor, - tha Meta- i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës.

Kreu i shtetit nënvizoi edhe një herë se është vetëm "Gjykata Kushtetuese ajo mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të tij" dhe i bëri thirrje mazhorancës "të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj instituticioneve të pavarura pasi asnjë dhe askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit."

Presidenti insiston se: Zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë dhe e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës, mbetet vetëm dialogu politik dhe respektimi i ligjit nga të gjithë.

Deklarta e plotë e presidentit Ilir Meta

Të nderuar qytetarë dhe gazetarë në datën 10 qershor kam dekretuar shfuqizimin e dekretit 10928 i datës 5/11/2018, për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Kjo vendimmarrje veç të tjerave synonte tu krijonte palëve një mundësi reflektimi dhe hapësire për të dialoguar për një zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe axhendës së përbashkët europiane të Shqipërisë.

Në veçanti kjo synonte të ndihmonte përpjekjet publike për dialog të kryeministrit Rama, i cili i kishte shkruar 7 letra të gjata publike kryetarit të opozitës, Bashës. Por në mënyrë më zhgënjyese, nën direktivat e tij, Kuvendi miratoi një rezolutë parlamentare nëpërmjet së cilës i bënte thirrje të gjithë instituticioneve shtetërore të mos zbatonin dekretin e Presidentit të Republikës dhe pse ky dekret ishte botuar në fletoren zyrtare duke u bërë i detyrueshëm për të gjithë përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë.

Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie politike kundër një vendimi të KQZ që e pengonte atë të çregjistrohej nga zgjedhjet tashmë imagjinare të 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së kësaj force politike për tu çregjistruar nga këto zgjedhje imagjinare.

Vend...