PD-ja ngre edhe në Fier grupin për pengimin e zgjedhjeve: Stop farsës në 30 Qershor

2019-06-26 0

Pas Elbasanit dhe disa degëve të tjera të PD-së edhe Fieri ka ngritur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, e cila ka në thelb bllokimin e zgjedhjeve në 30 Qershor.

Sipas PD-së, në këtë forum qytetar janë bashkuar personalitete dhe intelektualë të Fierit, me të cilëve mjekë, mësues, inxhinierë, avokatë, noterë, biznesmenë e shumë fusha të tjera.

'Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë sëbashku me strukturat lokale të partive të opozitës do ti drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambienteve mbahen në mënyrë të paligjshme duke kërkuar që të vihet në zbatim dekreti i Presidentit të Republikës dhe ndalimi i një procesi farsë zgjedhor me 30 qershor' njofton PD-ja.

Free Traffic Exchange