Report TV -Kërcënohet 'Kaubojsi': Tërhiqu nga gara ose do ta shohësh se çfarë do të bëjmë!

2019-06-26 0

Kandidati për kryetar i bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, pretendon se është kërcënuar me anë të telefonatave që i vijnë, ku i kërkohet që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore.

Ndocaj ka bërë kallëzimin penal pranë Komisariatit të Policisë së Lezhës, kopja e së cilës është siguruar nga Shqiptarja.com.

Sipas proces-verbalit të mbajtur nga policia e Lezhës, mësojmë se Ndocaj ka bërë kallëzim duke qenë, se është kërcënuar ditëve të fundit në numrin e tij personal të celularit.

"Në këtë periudhë pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kerkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore, se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjnë." -pretendon Ndocaj në proces-verbal.

Ndërkaq, në fund Ndocaj shprehet se nuk mund të durojë shqetësime të tilla, pasi i duhet të zhvillojë fushatën elektorale.

"Duke qenë se jam kandidat për Kryetar Bashkie dua që të zhvilloj fushatën time elektorale dhe se dua që të mos më kercënojnë dhe se nuk mund të duroj shqetësime të tilla dhe kërcënime ndaj meje."- shprehet kandidati.

Free Traffic Exchange