Ne ngerc gjyqi ndaj Shullazit

2019-06-26 0

Procesi gjyqësor ndaj Emilajno Shullazit dhe katër bashkëpunëtoreve të tij në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ndodhet në ngërç. Për herë të 14-të gjyqi është shtyrë herë për mungesë të avokatëve dhe kohët e fundit për mungesë të gjyqtarëve. Në seancën e kësaj të hëne mungonte gjyqtari Arben Vrioni, i cili zëvendësoi Saida Dollanin, e përjashtuar për shkak të konfliktit të interesit.

Gjyqtari Vrioni nuk u paraqit me argumentin se kishte probleme shëndetësore dhe se deri në 14 Korrik ka marrë raport. E ndodhur në kushte të tilla Gjykata shtyu seancën për në datë 1 Korrik.

Ndërsa do ti drejtohet me një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor për ti vënë në dijeni për situatën. Në seancë pati dhe një debat mes të pandehurit Gilamando Dani dhe gjyqtares Albana Boksi. Dani i tha gjyqtares se kishte dhënë një vendim pro Ylvi Beqjes dëshmitarit të mbrojtur në këtë proces dhe se ajo nuk mund të gjykojë këtë çështje.

Gjykata e shkallës së parë dënoi me 55 vite burg në total Emiljano Shullazin, Gilemando Danin, Blerim Shullazin, Endri Zelen dhe Endri Qyqen. Mbi ta rëndon akuza e gjobëvenies dhe grupit të strukturuar kriminal.

Tv Klan

Free Traffic Exchange