http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dështon per te disaten here nisja e procesit gjyqësor ne Apelin e Krimeve te Renda ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 te pandehurve te tjere.Ndonese gjyqtarja Saida Dollani u perjashua dhe u zevendesua me gjyqtarin e apelit te Durresit, Arben Vrioni, seanca nuk u zhvillua duke futur procesin ne udhëkryq.Gjyqtari Vrioni nuk u paraqit per arsye shendetesore ndersa si te mos mjaftonte kjo, gjyqin e braktisen edhe avokatet e caktuar kryesisht duke mos u paraqitur.Disa seanca me parë edhe avokatet e vete te pandehurve braktisen seancen dhe u përjashtuan nga trupi gjykues.Seancen e kësaj të hënë vete Emiljano Shullazi nuk u paraqit ndersa rolin protagonistit e mori serish Gilmando Dani.Ky i fundit i riperseriti gjyqtares Albana Boksi kerkesen per tu dorehequr duke u shprehur se si mund te jete kaq e qete kur ka dhene nje vendim pro Ylvi Beqajt , mbi deklarimet e te cilit eshe denuar dhe banda.Në shkallën e parë grupi i Shullazit është dënuar ne total me 55 vite burgim ndërsa tashme mesa duket anetarët po perdorin nje strategji per te zvarritur procesin ne Apel ku mer edhe forme te prere.