Vendimi/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin! - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partise se Unitetit Kombetar per ç'regjistrimin e kesaj force politike nga zgjedhjet e 30 qershorit.Ky vendim i formes se prere se Kolegjit Zgjedhor konfirmon ne nje fare menyre zhvillimin e zgjedhjeve ne kete date sipas kerkeses se mazhorances dhe shkon kunder dekretit te fundit te Metes per anulimin e kesaj date.Kreu i PUK, Idajet Beqiri kishte kerkuar ne KQZ, ç'regjistrimin e kesaj partie nga koalicioni i majte dhe nga zgjedhjet e 30 qershorit me arsyetimin se keto zgjedhje nuk kane kuptim pas dekretit te nxjerre nga presidenti Meta.Kete kerkese fillimisht e rrezoi KQZ, dhe tashme pas ankimimit te PUK, e rrezoi edhe Kolegji Zgjedhor, cka do te thote se ky eshte vendim i formes se prere.Idajet Beqiri u shpreh pas ketij vendimi, se PUK eshte e detyruar te shkoje ne zgjedhje pasi ky eshte vendim detyrues dhe nuk ka me institucion tjeter qe mund ta gjykoje.

Free Traffic Exchange