RTV Ora - Ministrja Balluku i jep koncesionin një kompanie të sapo regjistruar

2019-06-26 1

#rtvora
Tenderat ku nga subjektet, vetëm fituesi rezulton të ketë dokumente të plota dhe të tjerët skualifikohen pa nisur ende gara vazhdojnë të mbështeten prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. e fundit është konçesioni për ndërtimin e Lotit 7 të KArdhiq-Delvinë. Burimet kanë bërë të ditur se ministria e drejtuar nga Belinda Balluku ka përzgjedhur kompaninë IRCOP- e, e cila mësohet se ka dhënë ofertën me ccmimin më të lartë. ndërsa pesë kompanitë e tjera siç duken dhe nga dokumenti nuk janë kualifikuar. por ajo çfarë është më e çuditshme është se kompania ka regjistruar degën e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit në fillim të majit pra vetëm një muaj më parë. Shqetësues mbetet fakti se diferenca në çmimin e ofruar nga kjo kompani në krahasim me subjektet e tjerë është mbi 5 milion $.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld ndërsa tenderi është hapur në prill dhe afti për mbylljen ka qenë data 17 qershor. Burimet kanë saktësuar se edhe pse kanë ofruar çmime më të favorshme nga kjo garë janë eliminuar 5 kompani të mirënjohura në Shqipëri për punimet në infrastrukturë.

Rruga Kardhiq ? Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë. Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Kjo rrugë ka qenë në plan për tu ndërtuar që në 2008 por ndërtimi është zvarritur deri më sot.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministrja-balluku-i-jep-koncesionin-nje-kompanie-te-sapo-regjistruar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz