Ndërkohë që na ndajnë vetëm një javë nga data e 30 qershorit Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e fundit mbi situatën politike në vend.
Sot në orën 20:30 në emisionin Repolitix do të mësoni sesi i janë përgjigjur shqiptarët pyetjes nëse do të shkojnë apo jo të votojnë? Si e gjykojnë ata situatën politiko-sociale në vend? A do të ishin dakort sot shqiptarët për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit ? C?mendojnë qytetarët për sjelljen e presidentit Meta në këtë krizë politike pas dekretit për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ? Cili është sot politikani më i vlerësuar nga shqiptarët për sinqeritetin në deklaratat e tij publike?
Në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme për kë parti dhe koalicion do të votonin sot shqiptarët ? Edhe në këtë mbrëmje i ftuar special do të jetë Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research, figura e njohur per publikun shqptar qe parashikoi sakte rezultatet ne 2013 dhe 2017.
Në studio me gazetarin Denis Minga analistë dhe ekspertë të fushës do të intervistojnë autorin dhe do të analizojnë të dhënat e sondazhit te fundit para 30 qershorit.