http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas ngjarjeve tragjike të mbytjes së pushuesve përgjatë vijës bregdetare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre shqetësimin se problematikat e konstatuara prej tij si dhe detyrat e lëna në funksion të rritjes së sigurisë në plazhe nuk janë marrë në konsideratë. Për rrjedhojë, plazhet shqiptare nuk janë të sigurta për pushuesit.Në auditimet e kryera, KLSH ka kërkuar nga Ministria e Turizmit që bashkitë të ndërhyjnë në ligj, për të saktësuar që përgjegjësia e vrojtuesve të plazheve të mos jetë e subjektit privat, por e njësive vendore. Mbi të gjitha duhet të krijohet edhe një institucion përgjegjës që merret me licencimin dhe trajnimin e vrojtuesve, pasi në vendin tonë ky profesion nuk rregullohet me ligj.Në problematikat e konstatuara nga KLSH rezulton se për shkak edhe të kostos shtese, kontraktimi i vrojtuesve të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar, pasi këtë profesion e kanë ofruar vetë drejtuesit e subjekteve.Mbi të gjitha në rast të një fatkeqësie nuk ka specifikime konkrete lidhur me përgjegjësitë që duhet të mbajë njësia vendore apo vrojtuesit e plazhit, ndërkohë që në vendet fqinjë një rasti i tillë ndëshkohet me burg për vrojtuesin.Sipas rekomandimeve te Kontrollit te Larte te Shtetit një vrojtues nuk duhet të jetë çdo 250 metra, por çdo 100 metra duke ofruar sigurinë e nevojshme në plazhe. Kontrolli i lartë i shteti ka bërë një llogaritje ku evidenton se përgjatë gjithë vijës bregdetare në vendin tonë nevojiten 5 mijë vrojtues.