http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 1 jave para zgjedhjeve lokale, policia e shtetit ka gati planin e masave per mbarëvajtjen e procesit, edhe ne baze te detyrimeve ligjore.Sipas burimeve, te shtunën ne mbrëmje uniformat blu pritet te marrin ne dorëzim dhe ruajtje objektet zgjedhore. Ne këto godina është parashikuar qe jashtë qendrave te votimit te qëndrojnë nga 1 ose 2 punonjës policie.Shume efektive nga Tirana, por edhe punonjës te policisë kufitare dhe migracionit, madje dhe policisë rrugore do te delegohen me detyra ne rrethe per shkak te mungesave te burimeve njerëzore ne keto zona.Nisur nga situata e tensionuar politike, per qendrat e votimit ku sipas informacioneve mund te kete probleme dhe tentativa per te bllokuar procesin, do te kete grupe efektivesh përfshire dhe ato te Ndërhyrjes se Shpejte te cilët do te qëndrojnë ne gatishmëri.Rreth 7 mije është numri total i punonjësve të policisë që do të angazhohen të dielën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, shumica prej të cilëve janë trajnuar edhe nga ekspertë të OSBE-së.Ndërkohe prej vitit 2005 vete shumica dërmuese e trupës se policisë nuk ushtron te drejtën e votës. Dikur efektivet votonin aty ku shërbenin, por prej disa procesesh zgjedhore kjo mundësi nuk aplikohet me.