RTV Ora - Zgjedhjet më 30 qershor, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Idajet Beqirit

2019-06-26 0

#rtvora
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit, për ç'regjistrimin nga zgjedhjet, nga listat për këshilltarë në të 61 bashkitë.

Partia për Unitet Kombëtar kërkoi çregjistrimin për respektimin e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve.

Kryetari i PUK, Idajt Beqiri tha se mori vendimin për ç'regjistrim pas çdekretimit të zgjedhjeve nga presidenti.

Pjesë nga diskutimi brenda Kolegjit Zgjedhor

Idajt Beqiri: Shkaku i vetëm pse kërkojmë ç'regjistrim, është dekreti i presidentit. Ne kemi për qëllim unitetin kombëtar, dhe kjo situatë cenonte pikërisht këtë."

Përfaqësuesi i KQZ: "Ne i qëndrojmë vendimit, dhe të gjithë argumentet i kemi parashtruar me shkrim. Dekreti i presidentit është në shkelje të hapur të Kushtetutës, por edhe konventave ndërkombëtare. Kodi zgjedhor nuk parashikon tërheqjen e partive në proces, gjithashtu edhe për faktin se fletët e votimit janë të printuara dhe do rriste barrën në buxhet

Gjyqtari Artur Malaj: Çfarë natyre nga pikëpamja juridike e cilësoni dekretin e presidentit?

Përfaqësuesi i KQZ: Akt administrativ individual

Artur Malaj: Pse është akt administrativ individual?

Përfaqësuesi i KQZ nuk përgjigjet

Kërkesa për ç'regjistrim - Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit i cili anulonte 30 qershorin. Kërkesa e PUK u rrëzua me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar.

Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Trupa e gjyqtarëve që po shqyrton kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

Tre opsionet

Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e Idajet Beqiri për çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë KQZ duhet të ndalojë procesin zgjedhor.

Nëse Kolegji Zgjedhor thotë se nuk është në tagrin e saj shqyrtimi i kësaj cështje sërish dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve mbetet në fuqi

Nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/30-qershori-sot-ne-dore-te-kolegjit-zgjedhor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz