Report TV - Letra e Metës për OSBE: Rama po bën puç shteti, vendi drejt anarkisë

2019-06-23 0

Ajo çka do të lexoni më poshtë, nuk është ndonjë gjë e re. Ilir Meta ka shkruar me dorën e tij, atë që ne e dimë të gjithë. Se Ai nuk është President, por lider i opozitës. Realstory.al është në posedim të Letrës që kreu i shtetit i ka dërguar Miroslav Lajçak, kreut aktual të OSBE, pikërisht në 20 qershor, një ditë para protestës së opozitës, të cilësuar jo vetëm më civilja por dhe më e bukura nga pikëpamja e organizimit politik, me gra, vajza efëmije, në vend të maskave, dhunës së egër dhe molotovëve. Letra e Metës flet për rreshqitjen e vendit në konflikt civil, në dhjetëra bashki, pikërisht kur dhuna në KZAZ kishte ndalur prej më shumë se 24 orësh, falë një paralajmërimi serioz për dy partitë kryesore se do të shfaqeshin në listën e zezë të DASH, si organizata kriminale.

Një lajm që nuk u konfirmua po as u përgënjeshtrua nga ambasada Amerikane në Tiranë. Por ajo që të shokon nga letra, janë jo vetëm të pavërtetat që Presidenti Meta shkruan në letër, por njëanshmëria me të cilën ai vlerëson situatën në vend. Në një pikë të letrës ai analizon shifrat elektorale si Eduard Zaloshnja, duke ia shtuar njërës palë, e dhënë tjetrës për të ?argumentuar? se më pak se gjysma e votuesve pranojnë të shkojnë në zgjedhje, duke i bërë ato ?antikushtetuese?. Por nuk mbaron këtu.

Pasi i flet në pjesën e parë duke radhitur vetëm argumentët e opozitës dhe asnjë të maxhorancës Ilir Meta i shkruan Lajcak se nisur nga Kushtetuta që ?si përfaqësues i unitetit të Kombit (?!)? vendosa revokimin e dekretit të mëparshëm, duke anulluar zgjedhjet e 30 qershorit per nje datë të afërt?.

Ashtu si patën dyshuar mediat për shpejtësinë e botimit të atij që OSBE dhe amerikanët e quajnë njoftim dhe jo dekret, në fletoren zyrtare, Meta i referohet këtij fakti, si argument THEMELOR për detyrimin ligjor të zbatimit të tij, duke shtuar se ?presidenti është i vetmi autoritet ligjor për shpalljen e datës së zgjedhjeve.