Rama: Në 30 qershor t’u tregojmë politikanëve që nuk janë mbi ligjin - Lajme - Vizion Plus

2019-06-23 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në kuadër të turit elektoral që po zhvillon në jug të vendit, kreu I qeverisë, Edi Rama u ndal këtë të dielë edhe në Dropull.Në fjalën e mbajtur Rama tha se në 30 qershori nuk është thjesht një çështje se kush do të emërohet në krye të bashkisë, por një histori ku qytetarët përmes votës së tyre do të duhet t?i tregojnë politikanëve që askush nuk është mbi ligjin.?30 qershori nuk është thjesht çështje kush do dalë kryetar bashkie, por kush do të kontribuojë me votën e tij për t?i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie, për t?i thënë politikanëve njëherë e mirë se ?ju nuk jeni mbi ligjin dhe kush nga ju guxon të dalë mbi ligjin, është i destinuar të dështojë, nuk ka shans të fitojë?. Djegia e mandateve, e gomave nuk sjell fitore?Më tej kreu I qeverisë nuk I kurseu as ironitë e sulmet në drejtim të liderve opozitarë dhe presidentit Meta.?Se kush i ka blerë votat në Shqipëri e dinë të gjithë shqiptarët. Ku hyn këtu sfida demokratike. E kthyem politikën në sport fizik, futej kryetari i partisë, nxirrte vezën, tjetra gjuan me çizma. Ku hyn politika këtu, se politika është që mblidhemi për një ide. Ajo tjetra andej thotë e dashuroj molotovin. Oh ç?kishte dashtë një molotovë thotë kryetarja e Bashkisë Shkodër. Këta janë çmendur, mirë u çmendën, por keta janë çmendur të gjithë bashkë. E keni parë Neritan Cekën 80 vjeç burrë o xhind sikur i kishin hedhur bërtiste mallkuar qumështi gjiza, mallkuar buka, mallkuar fëmijët, mallkuar. E kishte kap tartakuti?