Gati zgjerimi i rruges ne Vernice

2019-06-23 1

Kosova, konkretisht Ministria e Infrastrukturës, pritet të investojë në zgjerimin e rrugës në pjesën e Shqipërisë në pikën kufitare në Vërnicës.

Ky investim në rrugën prej 600 metrash pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të nisë zbatimi i marrëveshjes për lehtësira të qarkullimit të mallrave dhe transportuesve tjerë të mëdhenj.

Zv/ministri i Infrastrukturës, bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, do të vizitojnë të hënën këtë pikë kufitare për të parë së afërmi mënyrën e shpronësimit të pronave përreth.

Ministria e Infrastrukturës gjithashtu në fund të Prillit kishte përuruar shiritin rrugor shtesë po në Vërmicë por nga pjesa e Kosovës.

Derisa të nisë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, nuk do të ketë mbledhje të tjera të përbashkëta për t'u arritur marrëveshje të reja por vetëm takime në kuadër të funksionalizimit të marrëveshjeve aktuale.

Free Traffic Exchange