PD: Kolegji nuk shqyrton dekretin e Metes

2019-06-23 0

Të hënën Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar që edhe pse e vlerëson dekretin e Presidentit si antikushtetues, kërkon çregjistrimin nga kjo garë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.

Por për demokratët, asnjë gjykatë përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës.

"Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t?i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me Vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri. Çfarëdo vendimi, nën shantazhin e procesit të vetingut, të marrin nesër anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, asgjë nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori është një datë e shfuqizuar nga Dekreti në fuqi i Presidenti", tha Ivi Kaso në një deklaratë për mediat.

Socialistët thotë se dekreti i kreut të shtetit është akti individual. Duke ju referuar precedentit i vitit 2017 kur Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e partisë 'Forca Rinia' që ankimonte ndryshimin e datës së zgjedhje me një javë nga Presidenti Nishani, ata thonë se ai është i vlefshëm dhe për dekretin e Ilir Metës.

Sipas tyre i vetmi organ që mund të shprehet për këtë dekret është Kolegji Zgjedhor. Me vendimin e datës 24, Kolegji Zgjedhor duket se do t?i japë fund debatit mbi ligjshmërinë e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve në 30 Qershor.