Të parët në Europë për shpënzimet e ushqimit! 3.6 herë më shumë shpenzon një familje shqiptare për ushqimin, krahasuar me një familje që jeton në Bashkimin Europian.
44.1% të totalit të parave që nje familje shqiptare ka në dispozicion për të prishur i shpenzon për ushqimet. A është kjo një traditë për ta mbajtur tryezën plot apo janë të tjerë faktorë që e bëjnë të zërë peshën kryesore të shpenzimeve të tyre?
Lumturia, tregtare prej 27-vitesh thotë se shqiptarët nuk janë kursyer ndonjëherë për të blerë ushqime.
"Shqiptarët kanë harxhuar në mënyrë konstante. Është domosdoshmëri".
Po sipas konsumatorëve janë të ardhurat e ulta ato që bëjnë që shpenzimi kryesor të jetë për ushqimin, krahasuar me veshjet apo argëtimin.
Sipas të dhënave të Eurostat, veç shpenzime për ushqim, shqiptarët harxhojnë më shumë edhe për arsimin. Një familje në Shqipëri arsimi i merr 3.9% të totalit të shpenzimeve, thuajse 2 pikë përqindje më shumë se familjet në BE.