RTV Ora - Rama - opozitës: Mund të kthehen edhe vet në molotov, qeverinë nuk e rrëzojnë dot

2019-06-23 0

#rtvora

Takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama u shoqërua me protesta edhe në Përmet.

Gjatë fjalës së tij, Rama aludoi se opozita do që zgjedhjet të zhvillohen në muajin tetor.

Edi Rama: Kur të jetë gati Luli dhe kur të thotë filxhani që doli data tamam, Liri cakto këtë datën këtu se shoh një 2-sh edhe duhet të jetë 21 dhe shiko është edhe një 'T' këtu, nuk e di a është tetor, a nuk është tetor, por ti shikoje vet.

Kreu i qeverisë theksoi se 30 qershori nuk është lojë, por baza e ndërtimit të një shteti ligjor.

Edi Rama: Madje kishte edhe ndër socialistët që thoshin, po çna duhet ne, ne në rregull jemi. Shtyjini. S'duan këta kur të jenë gati le të vijnë ne i mundim prap. Mirëpo kjo nuk është një lojë me një top lecke, me porta të vogla në lagje. Kjo ka të bëjë me bazën e shtetit që ne po ndërtojmë dhe të shoqërisë që kemi zgjedhur, të shoqërisë demokratike.

Protestat e opozitës që kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama I cilësoi si organizime që kërkojnë të prishin imazhin e Shqipërisë në prag të çeljes së negociatave me BE.

Edi Rama: Protestat mund të vazhdojnë ata jo me molotov, ata mund të hidhen edhe përpjetë edhe vetë mund të kthehen në molotov, qeverinë nuk e rrëzojnë dot.

Në mbyllje të fjalës , Rama përsëriti idenë se aksioni opozitar është pasojë e frikës nga reforma në drejtësi, frikë që do ta mbjellë dhe te populli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-opozites-mund-te-kthehen-edhe-vet-ne-molotov-qeverine-nuk-e-rrezojne-dot
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz