Report TV Ekskluzive/ Nga gjyqtarët tek drejtorët, ja kujt u hiqet pasaporta e shërbimit

2019-06-23 0

Gjyqtarë, drejtorë në administratën publike, nëndrejtorë, krerë të institucioneve të ndryshme, gazetarë, këshilltarë, rektorët dhe zëvendësrektorët e universiteteve, sekretarë të përgjithshëm etj., duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit pranë Ministrisë së Jashtme, në të kundër do të ndalohen nga policia në pikat kufitare. Kështu parashikon vendimi i qeverisë nr. 389, datë 12.6.2019, i cili kufizon listën e zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi.

Vendimi është miratuar në kuadër të iniciativës reformatore të Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke ndryshuar vendimin nr. 335, datë 2.9.1997, i ndryshuar 18 herë deri në vitin 2009, për shkak të shtimit të herëpashershëm të kategorive që mund të pajiseshin me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Vendimi i ri heq nga lista për t?u pajisur me pasaporta shërbimi edhe drejtorët e drejtorive në Presidencë, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtorin e Përgjithshëm i ISSH, drejtorët e departamenteve pranë qeverisë, drejtorin dhe nëndrejtorin e ATSH-së, nëndrejtorin e RTSH, drejtorët e bankave, drejtorin e Arkivave, drejtorin e Doganave, drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri, drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, drejtori e marrëdhënieve me jashtë në KQZ etj.

Gjithashtu nuk kanë të drejtë të pajisen dhe duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit, sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave, kryetari i Kryqit të Kuq, nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave, këshilltarët e ministrave, korrespondentët e shtypit shtetëror, nënkryetarët e partive politike, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio, dy gazetarë dhe dy kameramanë të Departamentit të Informacionit në TVSH, kryetari i Komitetit Olimpik, sekretari i Përgjithshëm i FSHF, trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll, nënkryetarët dhe drejtorët e SHISH, zëvendësguvernatori i BSH, kryetarët e këshillave të qarqeve, avokati i Prokurimeve etj.

Free Traffic Exchange