http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qytetarët në Stamboll po votojnë në zgjedhjet lokale, të cilat janë ripërsëritur. Fillimisht gara për të parin e Stambollite kishte fituar kandidati opozitar, por rezultati u anulua pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pretendoi se kishte pasur parregullsigjatë votimeve.Kandidati opozitar, Ekrem Imamoglu kishte fituar zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, duke i dhënë një goditje të fortë partisë së Erdoganit. Më pas, presidenti turk tha se ?ka pasur parregullsi dhe korrupsion? dhe kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve.Bordi i Lartë për Zgjedhje më 6 maj shpalli të pavlefshme zgjedhjet e majit dhe vendosi për rivotim.Kundërkandidati i Imamoglut për Stamboll është Binali Yildirim, i cili konsiderohet si mbështetës besnik i Erdoganit.Edhe pse Erdogan nuk merr pjesë drejtpërdrejtë në këto zgjedhje, analistët vlerësojnë se nëse kandidati i tij do të pësojë disfatën e dytë në Stamboll, kjo do të jetë një goditje e rëndë për presidentin.Vendvotimet janë hapur në orën 8:00 pritet të mbyllen në orën 17:00, ndërkaq rezultatet e para pritet të publikohen në orët e vona të së dielës./ REL