Report TV - Përmet, Rama - Metës: Pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin, asnjë milimetër

2019-06-23 0

Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.

Ashtu si dje në Sarandë dhe cdo qytet ku ka qenë, edhe sot Rama është pritur me protesta nga militantët e PD-së dhe LSI-së në Përmet. Grupi i militantëve me ish-deputetët e dy forcave opozitare në krye që po protestojnë tentuan ti bllokojnë rrugën, ndërsa policia kishte marrë masat për shmangien e incidenteve."Pluralizmi është rënia e të gjithëve në një mendje që jetojmë në një shoqëri ku secili ka të drejtë të zgjidhet, por populli ka të drejtën që të zgjedhë. Pluralizmi nuk është imponim i pakicës mbi shumicën apo e kundërta duke dalë mbi ligjin.

Janë bërë si enversitët, njëlloj si ky shoku i Tërmetit, Tritani, më ekstremistë dhe qorra të asaj kohe, pasi të tjerët e kuptuan që bota ndryshoi" tha ai.