Anulimi i 30 qershorit/ Meta i përgjigjet Kuvendit: Keni ngritur një proces të rremë dhe politikisht

2019-06-22 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, përmes sekretares së përgjithshmë të presidencës, Ornela Zonja lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta thotë se dekreti i tij është botuar në fletoren zyrtare dhe është i detyruar për të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin.

?Ky dekret është në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare nr.84, ditë e martë, 11 qershor 2019 e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin e Shqipërisë?.

Lidhur me nismën e ndërmarrë për shkarkimin e tij, Meta thotë se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e presidentit, duke e quajtur atë një proces të rremë, të pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm të orientuar verbërisht e politikisht.

?Referuar këtyre fakteve dhe argumenteve të pakundërshtueshme, Presidenti i Republikës, vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë Përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rreme, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht?, thuhet ndër të tjera në letrën e Kreut të Shtetit.

Meta thotë se ky proces nuk i shërben zgjidhjes së krizës politike, por vetëm e rëndon atë.