I vunë flakën KZAZ në Shkodër/ Spahia nga qelia në arrest shtëpie: Vendim politik

2019-06-22 0

SHKODËR- Gjykata e qytetit të Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, lidhur me sulmin në shkollën "Shejnaze Juka", e shndërruar në KZAZ. Në seancën gjyqësore të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, togat e zeza pranuan kërkesën e mbrojtjes, për të mos caktuar 'arrest me burg' për Spahinë, me argumentin se ish-deputeti nuk është person me rrezikshmëri të lartë dhe se nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit nga uniformat blu, i cili u bë "live" teksa ish-deputeti ishte në një intervistë.

Avokati mbrojtës, Ivi Kaso, njëkohësisht përfaqësues ligjor i PD-së ka deklaruar se arrestimi i Spahisë është bërë në kundërshtim me ligjin, pa një urdhër nga Prokurori dhe se akuzat për të nuk qëndrojnë. Burime për Report Tv nga salla e gjyqit, bëjnë me dije për gazetarin Ergys Kavaja se Kaso deklaroi se akuzat e ngritura nga Spahisë janë të pabazuara, me prapaskenë politike, pasi sipas tij, ai kishte shkuar në KZAZ.nr 3 për të qetësuar situatën, pas thirrjes që i kishin bërë banorët.

"Pranojmë faktin që zotërija ka qenë në i pranishëm, por për një arsye tjetër, për arsye legjitime. Policia nuk ka pritur urdhrin e prokurorit, por ka kryer me ngut arrestimin. Ishte aty si funksionar i një partie, po shkonte për të mbështetur jo vetëm Bashkinë, por edhe për të protestuar kundër uzurpimit të policisë së shtetit kundër një procesi farsë. Prokurori nuk duhet ta kërkojë këtë masë. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm, po s'ka madje s'ka as prova. Nuk ka rrezik ikë për personin në fjalë, nuk ka tendencë të tillë për një masë radikale. Kërkojmë një masë më të lehtë, dhe kjo do të mundësonte që i dyshuari të kontribuonte në zbardhjen e ngjarjes, tha avokati mbrojtës i ish-deputetit, Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor në PD.

Free Traffic Exchange