Report TV -Veliaj: Tre mundësitë e PD dhe LSI për të dalë nga qorrsaku

2019-06-22 0

Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj deklaroi se Presidenti dhe drejtuesit e opozitës kanë vetëm tre mundësi. Duke folur nga Petrela ku bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër, Veliaj theksoi se këtë javë dy partitë opozitare kanë tre mundësi për të dalë nga qorrsaku ku janë futur.

?Ndërkohë që bëjmë rrugën e Krrabës, kemi Presidentin e Republikës që na ndalon të bëjmë rrugën e Lanës, na bllokon mundësinë që ne të marrim kredi, nuk na jep autorizimin që Banka Europiane e Investimeve të na japë shansin ta investojmë atë rrugë. Pra kemi një grup që jemi ne, që mundohen të çojnë rrugë në vendet më ekstreme, shkolla në fshatin më ekstrem dhe kemi një grup tjetër që o djeg shkollat, o bllokon rrugë. Tani, unë e kuptoj që ata e kanë humbur rrugën, unë e kuptoj që ata nuk gjejnë dot rrugëdalje, më vjen keq për PD dhe LSI, por ka 3 mundësi për ta. 3 mundësitë janë për të dalë nga ky qorrsokak ku janë futur, nga kjo gropë ku janë futur: O gjeni një rrugë, o hapni një rrugë, o hapuni nga rruga që të kalojmë ne të tjerët dhe të vazhdojmë përpara. Në këtë javë do duhet të marrim një vendim, o gjeni rrugë, o të hapin një rrugë, o të hapen komplet nga rruga që ne të tjerët të vazhdojmë përpara punën në Tiranë. Ne sot i shohim njerëzit në sy në të gjithë katundet tona. I shohim njerëzit në sy në Qeha, që është një nga fshatrat që ka një qendër fshati që duam ta kthejmë në standard për të gjithë fshatrat e tjerë?, deklaroi Veliaj.