RTV Ora - Opozita 2 orë në shesh, Basha: Kështu të bashkuar nga nesër deri më 30 qershor

2019-06-22 0

#rtvora

Protesta e opozitës e nisur në orën 20:00 u mbyll në mënyrë paqësore në orën 22: 30 të mbrëmjes së 21 qershorit 2019. Fillimisht mbështetësit u vendosën para kryeministrisë ku kryetari i PD-së mbajti fjalimin e tij prej më shumë se 40 minuta, më pas marshuan me dritat e telefonave ndezur drejt Kuvendit dhe më pas drejt selisë së PD-së.

Zoti Lulzim Basha e mbylli fjalimin e tij përmbyllës të protestes duke u shprehur i bindur se nuk do të ketë negociata me Edi Ramën pa dënuar ata që vodhën zgjedhjet. Basha gjithashtu la të kuptonte se aksioni politik do të jetë intensiv deri më 30 qershor kur është caktuar data e zgjedhjeve lokale për të cilat kryeministri deklaron se do të mbahen edhe pse presidenti ka firmosur anulimin e tyre.

Basha: "Nesër, pasnesër, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën kështu të bashkuar në mbrojtje të demokracisë dhe në mbrojtje të Kushtetutës. I afërt është fundi i tiranisë, ora e fitores po afron."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-sot-ne-proteste

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz