Zone e Lire/ “Rama duhej te kishte ikur, por dikush e mbane”

2019-06-21 7

Përgjimet e fundit publikuar nga gazeta gjermane ?Bild? vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan u diskutua lidhur me këtë temë dhe nëse kryeministri Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen pas publikimit të tyre. Sipas Curit kryeministri nuk mund të japë dorëheqjen pasi nuk e lënë ndërkombëtarët të japë dorëheqjen.

Arian Çani: A duhej të tërhiqej Rama pas përgjimeve flagrante? 

Arjan Curi: Jo sepse ky ka një mision për të përmbushur që lidhet me ata që e thirrën dhe atë që ka nisur. Ky është masha që do nxjerrë nga zjarri gështenjat e nxehta të politikës. Garanti për ta bërë këtë është Rama edhe nëse ai do që të tërhiqet, nuk tërhiqet dot. Këtë e them sepse ai duhej të kishte ikur, por dikush e mban. Edhe të dojë të ikë nuk e lë njeri të ikë. Sipas Rakipllarit, pas përgjimeve minimumi duhej të ishin larguar drejtorët e policive, por kjo nuk mund të ndodhë pasi siç shprehet gazetari do të binte piramida.

Robert Rakipllari: Curi thotë që ai mund të kishte ikur por nuk e lënë të ikë. Kjo ka shumë gjasa të jetë e vërtetë. Ai e ka të pamundur të largohet para datës 30-të. Rama duhej të dorëhiqej. Rama s?jep dorëheqjen dhe jemi në situatën që jemi. Duke pasur parasysh vendin tonë minimumi deri tani drejtorët e policisë duhej të ishin larguar, nuk ka asnjë reagim. Fakti që nuk bëhet atëherë tregon që janë të përfshirë. Nëse kemi lëshime do bjerë piramida dhe do shkonte deri tek kryeministri.

Arian Çani: Pse nuk bëhet kjo thua ti?

Robert Rakipllari: Sepse duhet të jetë Rama.

Arian Çani: Po pas 30 Qershorit?

Robert Rakipllari: Nuk e parashikoj dot.

Arian Çani: Cur pse nuk ikën Rama?

Arjan Curi: Do ishte shenjë dobësie, sepse këtu njerëzit duan një lider të fortë./tvklan.al

Free Traffic Exchange