Veliaj takohet me operatoret turistike

2019-06-21 0

Kryebashkiaku i Tiranës është takuar me operatorët tursitikë. Duke iu referuar protestave të opozitës, Erion Veliaj kërkoi nga operatorët të qetësojnë turistët, ndërsa siguroi se pas protestës Tirana do të jetë e pastër.

?Unë parashikoj se do të kemi zgjedhje më datë 30 Qershor. E gjithë historia do tretet, njerëzit do shkojnë në plazh, jeta do vijojë siç ka vazhduar në Tiranë. Sot prapë kemi një protestë, duhet të qetësoni të gjithë turistët që keni nëpër hotelet e agjencitë tuaja dhe t?i siguroni se për 15 minuta qyteti do jetë prapë xixë, as do të kuptohet fare që Tirana ka kaluar këtë lloj eksperience?, u shpreh ai.

Veliaj, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, tha se është koha për të bërë një pakt për të mos cënuar imazhin e Shqipërisë.

?Është koha të bëjmë një pakt bashkë, në një kohë sfiduese për vendin, që të paktën për Shqipërinë, për Tiranën të flasim mirë. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, opinione, parti të ndryshme, mund të kemi anëtarësi të ndryshme. Në fund të ditës, Tiranën e kemi bashkë dhe kjo që na bashkon është shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan?, shtoi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se pas zgjedhjeve në 30 Qershor gjithçka do të ecë me ritme të shpejta, duke përfshirë edhe turizmin.

Tv Klan